×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihuni me kandidatin e parë në Kosovë për kryeministër

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 22:48

    Se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme duket se nuk ka asnjë dyshim.


    Madje, menjëherë ka filluar një rivalitet i madh mes partive politike, rreth asaj se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm.

    E derisa në Prishtinë po bëhet gjithë ky lëmsh politik se kush me kë do të hyjë në koalicion e kush do të jetë kandidat, dikush e ka ndarë mendjen për këtë punë.

    Kushdo që do të kandidojë për postin e kryeministrit, në këtë garë do të bashkëngjitet edhe Ramadan Isufi nga Mitrovica.

    Ky zotëri shprehet i bindur se do ta fitojë këtë garë, pasi që dikush në ëndërr po i bën thirrje të kandidojë për kryeministër, transmeton T7.

    Ai thotë se nuk ka nevojë për koalicion e as për mbështetje të ndonjë partie politike.

    Përveç premtimeve që do ta rrisë cilësinë në arsim e shëndetësi, Isufi ka edhe një premtim tjetër.

    63-vjeçari mendon dhe është i bindur se do të jetë në pushtet për një mandat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!