Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se në të gjitha takimet që i zhvillojnë në teren, shihet nevoja se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Haxhiu, thotë se nëse shihet se bëhen pazare nga subjektet tjera për ta ndërtuar një qeveri teknike, ata do ta parandalojnë atë.
“Nëse shohim se po shkon asaj rruge (drejt një qeverie teknike) të pengohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, padyshim se këtyre pazareve do t’i përgjigjemi me protestë”, ka thënë Haxhiu të T7, shkruan Reporteri.net.
Ajo më tej ka deklaruar se qeveria teknike s’duhet të jetë as temë, por sipas saj 22 gushti i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, mund të jetë bërë me synim që të mundohet të bëhet diç e tillë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.