×
  • Sport
  • Sport

    Haxhi Krasniqi jep lajmin: Në gusht do të boksoj në Kosovë, shihemi në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    17 Maj 2023 | 17:20

    Boksieri i njohur Haxhi Krasniqi, përmes ka zbuluar se kur do të zhvillohet ndeshja e tij e boksit në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

    Ai njoftoi se ndeshja do të mbahet më 5 gusht dhe ka paralajmëruar një ndeshje të paharrueshme.

    Ndërkaq Krasniqi nuk e ka treguar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet.

    “Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri””, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!