×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i përgjigjet NISMA-s për koalicion parazgjedhor: Kryeministrin nuk e japim

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 23:53

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur negativisht ofertës së NISMA-s Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor, duke e kushtëzuar me postin e Kryeministrit.


    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij e cila drejtohet Kadri Veseli.

    “Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për Blic, si kundërpërgjigje ndaj ofertës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi.

    Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platformën më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

    Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Krasniqi, pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.

    ”Ndryshe, Krasniqi ka përmendur edhe pesë kërkesa tjera, lidhur me programin zgjedhor, listën e deputetëve, ligjin për qeverinë dhe ndarjen e përgjegjësive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!