×
  • Sport
  • Sport

    Peja kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    Reporteri
    18 Maj 2023 | 23:13

    Peja është kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

    Klubi pejan fitoi finalen e fundit ndaj Trepçës me rezultatin 91:93.

    Pas 10 vitesh pritje, pejanët më në fund u kurorëzuan me titullin kampion.

    Ishte një ndeshje spektakolare, që nuk mjaftuan katër çerekët për ta përcaktuar fituesin.

    Peja ishte vazhdimisht në avantazh të lehtë, por një dy pikësh i Amin Hot në sekondin e fundit ia siguroi Trepçës vazhdimet.

    Aty, më të mirë u treguan mysafirët që triumfuan në fund. Ishte Waldow që realizoi pikët më të rëndësishme të sezonit.

    Më i miri te Peja ishte Joseph me 21 pikë, aq sa realizoi edhe Drilon Hajrizi te Trepça.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!