×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet pedofili shqiptar, për muaj të tërë ngacmoi katër nxënëse në një shkollë fillore në Shkodër

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 15:55

    Policia në Shkodër kanë arrestuar një 35 vjeçar pasi i njëjti përndoqi për tre muaj, katër të mitura në një shkollë fillore.

    Sipas policisë, i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale, të miturave u dërgonte edhe materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, raporton Reporteri.net

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas tyre, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!