Një tentativë për grabitje ka ndodhur në një shtëpi në Lagjen e Pajtimit në Shtime, ku si pasojë ka mbetur i vdekur njëri nga grabitësit, dhe është plagosur pronari i shtëpisë.
Sipas policisë katër persona kanë hyrë në shtëpinë që kishte qenë cak i grabitjes, mirëpo gjatë grabitjes kanë hasur në pronarin e shtëpisë, të cilin e kanë plagosur në këmbë.
Gjatë tentativës për të ikur, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin nga të dyshuarit. Sipas policisë ai ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të forta.
“Dyshohet se katër persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin nga të dyshuarit. Nga plagët që i janë shkaktuar me mjete të forta i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”, ka thënë Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
Dyshohet se viktima është rreth moshës 40 vjeçare.
Kujtojmë se një vrasje tjetër ka ndodhur mbrëmë në orët e natës në Prizren, ku burri për motive ende të paqarta ka vrarë bashkëshorten e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.