×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vidhte korniza bronzi në varrezat e Korçës për t’i shitur, vihet në pranga 26-vjeçari

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 16:40

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  në Korçë kanë arrestuar 26 vjeçarin E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.

    Sipas Policisë, 26 vjeçari dyshohet të ketë vjedhur në mënyrë të përsëritur kornizat e bronzit që shërbejnë për mbajtjen e fotografive, të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi, shkruan Top Channel, përcjell Reporteri.net.

    Kornizat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!