×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova vazhdon rikuperimin nga lëndimi i fundit, mungon edhe në ndeshjen e radhës

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 19:54

    Jorge Maciel ka konfirmuar se Edon Zhegrova nuk do të mund të paraqitet për Lille në ndeshjen e së shtunës, kundër Marseilles.

    Më 6 maj, reprezentuesi i Kosovës kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Reims, teksa kishte humbur pastaj edhe ndeshjen ndaj Monacos, shkruan Express.

    Maciel, ndihmëstrajneri i Paulo Fonseca, u paraqit sot në konferencën për media, ku mes tjerash konfirmoi edhe mungesën e Zhegrovës.

    Për këtë ndeshje te Lille do të mungojnë edhe Jose Fonte e Alexsandro Ribeiro, për shkak të suspendimeve me kartonë.

    “Les Dogues” janë duke luftuar për një vend që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin tjetër.

    Momentalisht, Lille është në pozitën e pestë në tabelën e Ligue 1, pozitë e cila ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!