×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë me motor, humb tragjikisht jetën shqiptari 39-vjeçar në Itali

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 20:55

    Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë.

    Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio.

    Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.

    Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’U mbijetonte plagëve.

    39-vjeçari ishte duke shkuar për në punë, në Atena, një kompani në zonën e Carbonera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!