×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë

    Reporteri
    20 Maj 2023 | 21:26

    Tri ndeshje para fundit të sezonit, Manchester City është konfirmuar si kampion i Premier Leagues. Është hera e tretë që ekipi i Pep Guardiolas e fiton rresht titullin e kampionit në ligën më të fortë të futbollit në botë.

    Titullin e pestë të kampionit për trajnerin Pep Guardiola në gjashtë sezone e mundësoi humbja e Arsenalit nga Nottingham Foresti të shtunën. “Topçinjtë” pësuan 1:0 me golin e vetëm të realizuar nga Taiwo Awoniyi.

    Teksa Arsenalit i ka ngelur edhe një ndeshje në dispozicion këtë sezon, ekipi i Mikel Artetas e ka të pamundur matematikisht ta arrijë me pikë Manchester Cityn.

    City me 35 ndeshje të zhvilluara ka 85 pikë të tubuara. Arsenali me 37 ndeshje ka 81 pikë

    Ndeshjen e ardhshme, City e luan të dielën në Etihad ndaj Chelsea.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!