×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Vitisë i bashkohet AAK-së

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 12:34

    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot edhe ish-kryetari i komunës së Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi.


    Lajmin e ka bërë të ditur deputeti prej radhëve të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, me anë të një shkrimi në Facebook.

    “Sot AAK’së ju është bashkuar ish-kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, AAK-së javën e kaluar i është bashkuar edhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.

    https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/2276064809113301

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!