×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli ’74 kampion i Grupit A, nga edicioni i ri luan në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    21 Maj 2023 | 19:07

    Feronikeli ’74 është kampion i Grupit A në Ligën e Parë dhe njëherit siguron inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm.

    Skuadra nga Drenasi me barazimin pa gola 0:0 kundër A&N ka siguruar vendin e parë në Grupin A, pozitë kjo që e inkuadron në elitën e futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.

    Kësisoj, në barazh të Ligës së Parë do të luajnë Liria dhe Ulpiana, dy ekipet që janë në pozitën e dytë në grupet A dhe B.

    Ekipi që fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë luan në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës me ekipin që zë vendin e tetë në elitën e futbollit kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!