×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po pinte kafe me babain në një lokal, qëllohet për vdekje një person në Kavajë

    Reporteri
    21 Maj 2023 | 19:18

    Një plumb në kokë i ka marrë jetën Arjan Gosës pasditen e sotme në Kavajë.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se Gosa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal, ku një person i është afruar duke qëlluar me armë zjarri.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, ndërkohë që autori ende nuk është identifikuar.

    Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

    Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!