×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e dyfishtë: Ky dyshohet të jetë motivi i hakmarrjes në Kavajë

    Reporteri
    21 Maj 2023 | 20:07

    Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës që mbeti i vrarë në Kavajë përgjatë së dielës, u vra në mars të këtij viti.

    Siç raportonin mediat në Shqipëri, Edmond Gosa kishte goditur me thikë Altin Rexhën prapa shpine.

    Ky i fundit pasi ka rënë në tokë, ka nxjerrë armën që mbante me vete dhe e ka qëlluar për vdekje Edmond Gosën.

    Si pasojë asnjëri prej tyre nuk i ka bërë ballë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë.

    Arian Gosa përgjatë së dielës mbeti i vrarë në një kafiteri në Kavajë.

    Ai ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

    Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, si pasojë e ngjarjes së lartcekur në mars, ku mbeti i vrarë vëllai i Arianit, Edmond Gosa.

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 48-vjeçari në Kavajë

    Po pinte kafe me babain në një lokal, qëllohet për vdekje një person në Kavajë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!