Mbrojtësi Lirim Kastrati është dërguar urgjent për në spital pasi u alivanos dy herë në fitoren e Ujpest ndaj Kecskemet (3:0).
Si shpesh herë, kosovari ishte titullar por këtë radhë asgjë s’shkoi sipas planit.
Zhvillohej minuta e 29-të kur Kastrati u përplas me një sulmues të Kecskemet dhe ra në tokë pa ndjenja pasi kishte goditur kokën, ku menjëherë bashkëlojtarët i qëndruan pranë dhe bën thirrje te stafi mjekësorë të vijnë menjëherë.
Kastrati pas disa sekondave arriti të zgjohet dhe mjekët nuk e lejuan më të kthehet në fushë.
Sidoqoftë, incidenti i ndodhi prapë edhe kur ishtë në bankën rezervë pasi u alivanos sërish, andaj stafi mjekësor e dërgoi me urgjencë në spital.
Siç raporton “M4 Sport”, pas testeve të para mjekësore ai nuk është serioizsht i lënduar por u dërgua në spital shkaku i një tronditje të dyshuar.
Pas ndeshjes, lojtarët e Ujpest i dërguan mesazh Kastratit duke u fotografuar me fanellën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.