×
  • Sport
  • Sport

    11 tituj kampioni në 15 vjet, a është Guardiola “baba” i trajnerëve?

    Reporteri
    22 Maj 2023 | 16:31

    Pep Guardiola e festoi së fundmi titullin e radhës të kampionit.

    Trajneri spanjoll po e vazhdon kështu një seri të jashtëzakonshme pasi e siguroi titullin e më të mirit për sezonin 2022/23 në Premierligë.

    Me këtë rast, trajneri i Manchester Cityt e fitoi titullin e 11-të të kampionit në liga nacionale, ndërsa të parin e kishte fituar në sezonin 2008/09 në bankinën e Barcelonës, njofton “Opta”.

    Në këto 15 vjet ai i ka lënë shumë prapa trajnerët tjerë.

    I dyti me më së shumti tituj të kampionit në ligat e forta evropiane është Massimiliano Allegri me gjashtë tituj kampioni, një me Milanin dhe pesë me Juventusin.

    Ai ndiqet nga Antonio Conte (5), Carlo Ancelotti e José Mourinho (4). /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!