×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Haradinaj s’do të duhej të jepte dorëheqje për shkak të ftesës së Speciales

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 20:45

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ndërsa ka folur sërish për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ka thënë se nuk do të duhej të vepronte ashtu për shkak të ftesës që ka marrë.


    “Ftesa e Gjykatës nuk do të duhej deri në ekstremin e tillë për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Përtej pjesës njerëzore dhe emocionale, Haradinaj ka mundur të shkojë në Hagë dhe të vazhdoj punën, se rasti i fundit nuk është si rasti i 2004-tes që ka qenë aktakuzë që nuk të ka vet hiç, të kishin marrë të kishin dërguar atje”, ka deklaruar Limaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej tka thënë se nuk është i befasuar nga ftesat e Speciales.

    “Por m’u ka dukur e çuditshme me i ardhë z. Haradinaj një ftesë e tillë”, ka thënë Limaj. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/telegraficom/videos/468130714020270/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!