Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për ngjarjet e fundit në partisë që ai po e udhëheq përsëri.
Ai tha në një intervistë në T7 se ka qenë i gatshëm të largohet nga posti i kryetarit të LDK-së. Njëra nga arsyet ishte edhe gjendja shëndetësore.
“Edhe unë kam pritur që dikush tjetër të vijë në krye të partisë. Nuk e kam thënë publikisht, por bashkëpunëtorëve u kam thënë se unë lëshoj hapësirë dhe kushdo që është i interesuar të kandidadojë le të përgatitet për këtë gjë. Gjendja ime shëndetësore ka qenë një nga aryset pse kam dëshiruar të tërhiqem nga posti i të parit Ata kanë insistuar që unë të kandidadojë dhe e pranova”, tha Mustafa.
“Nuk ka pasur asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të LDK-së. As Lutfi Haziri e as Agim Veliu. Ata nuk më kanë thënë se dëshirojnë të kandidojnë”, tha Mustafa.
Ai tha se nuk ka inate personale me Fatmir Sejdiun, duke thënë se kanë pasur bashkëpunim të mirë për një kohë të gjatë.
“Sejdiu e meriton me qenë kryetar, por punë tjetër është puna e votave dhe konkurrencës”, tha Mustafa.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për incidentet që u shënuan në zgjedhjet e brendshme në partinë e tij.
Mustafa tha se ai vetë mund të jetë përgjegjës pse kanë ndodhur përplasjet e hedhjet e karrigeve.
“Ndoshta incidentet ishin edhe faji im, s’isha në terren”, ka deklaruar Mustafa.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/403266163646571/