×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëatdhetarët që po kthehen, katër orë pritje në Merdare

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 21:27

    Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindje.


    Një pjesë e madhe e tyre edhe këtë vit kanë zgjedhur trafikun rrugor, kjo për shkak të kostos më të ulët.

    Pavarësisht pritjeve të gjata e kolonave të krijohen veçmas në pikat kufitare, fluksi i tyre ishte tejet i madh edhe këtë vit.

    Për dallim nga java e kaluar, kjo javë ka qenë më e qetë sa i përket ngarkesave në kufi, veçmas ajo në Merdare.

    Sonte madje, deri në orën 20:00 sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjendja është mjaftë e qetë.

    Hyrja në Kosovë është më e ngarkuara në Merdare në 90 minuta.

    Por bashkatdhetarët që po kthehen në vendet ku veprojnë sonte po ballafaqohen me pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, ku po presin 240 minuta, që i bie plot 4 orë.

    E tek Dheu i Bardhë në dalje ata po presin një orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!