Sabri Hamiti, pas 30 vjet kontribut në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të mos vazhdojë të jetë pjesë e Këshillit Drejtues të LDK-së.
Vendimin e tij e bëri të ditur në Kuvendin e IX-të të LDK-së ku mori fjalën dhe bëri publike se nuk do të vazhdojë të jetë në strukturat e LDK’së, përveç se anëtar i saj.
Hamiti pas përshëndetjes për të pranishmit, shprehu bindjen e tij se ky formacion që u formua në Kuvendin e IX’të të LDK’së, do të jetë edhe formacion fitues për Kosovën.
Ai falënderoi LDK-në që i ka besuar përsëri që të jetë pjesë e Këshillit Drejtues, por tha “mjaft” se pas 30 vjetëve ai nuk duhet të jetë pjesë e strukturave të LDK’së por vetëm anëtar i saj.
“Ju përshëndes të gjithëve, jam i bindur se edhe ky formacion që po formohet sot edhe historia e LDK-së, duhet të tregojë që LDK-ja s’mund të jetë tjetër përpos bashkimi i fitores, që duhet të jetë edhe bashkimi i fitores për Kosovën. Faleminderit që më keni vu në listë por unë nuk duhet të jem në listë. Janë bo 30 vjet janë mjaftë, jam anëtar i LDK-së, kaq”, ka deklaruar ai.
https://www.facebook.com/sabrihamitiwriter/videos/398696644103018/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.