×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i AAK-së i reagon Veselit: Haradinaj s’ka qenë kryeministër me qira

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 22:33

    Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka replikuar Kadri Veselit përmes një postimi në Facebook, duke i thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë kryeministër me qira.


    Përveç pozitës së kryeministrit, Tahiri ka thënë se as Republikën nuk e kemi me qira, e madje as territorin.

    “Kosova nuk është vend me qira. As Republikën nuk e kemi me qira. Territorin nuk e kemi me qira. Me qira nuk e kemi askënd në Kosovë. Ramush Haradinaj është kryeministër i mandatuar në mënyrë demokratike, me marrëveshje demokratike, me votim demokratik i Qeverisë së vendit. Kosova kurrë nuk do të ketë Kryeministër me qira”, ka shkruar Tahiri.

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, më herët gjatë ditës në një intervistë deklaroi se “dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!