Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka ndjekur sonte në Mitrovicë përballjen e Kosovës me Britaninë e Madhe në basketboll.
Veseli i cili dukej i shoqëruar në kë ndeshke nga dy djemtë e tij të vegjël, po ashtu pranë vetes kishte edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, Shaqir Totajn dhe kryetarin e FIBA-s.
Veseli është shprehur në mbështetje të kombëtares së Kosovës, ndërsa k shkruar në faqen e tij në Facebook se do të jetë gjithmonë me Kosovën, si në humbje ashtu edhe në fitore.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Basketbollistët tanë luajtën me gjithë shpirt kundër ekipit britanik duke dhuruar spektakël për të pranishmit edhe pse s’arritën fitoren. Unë vazhdoj ta mbështes me të njëjtin entuziazëm ekipin përfaqësues të Kosovës pavarësisht rezultatit. Unë jam me këtë ekip pa kushte, në humbje e fitore, sepse edhe dashuria jonë për Kosovën po ashtu duhet të jetë konstante, pa kushte, e njëjtë, në të mirë e në të keq, vështirësi e gëzime. Ndërkaq kam shpresë të madhe që në 10 shtator, përfaqësuesja jonë e futbollit, ka për “ta marrë hakun” e ekipit tonë të basketbollit, kur të luaj me britanikët në Southhampton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.