Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, që në atë kohë ishte edhe anëtar i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar ish-kryetarin e tij Fatmir Limaj.
Ndonëse nuk ka përmendur emra, tash anëtari i AAK-së, ka shkruar në Facebook një shkrim të gjatë.
Përmes këtij shkrimi, ai ka akuzuar Fatmir Limajn se dëshiron të bëj koalicion me PDK-në. Hasani ia ka kujtur Fatmir Limajt kohën kur ishte i akuzuar nga EULEX-i.
“Të kesh burrëri e dinjitet nuk vepron kurrë kundër anëtarësisë dhe atyre që të kanë përkrahur në çdo moment në burg, në liri, me aktakuzë e pa aktakuzë, në të mirë e në të keq. Mosmirnjohës nuk është ai që nuk pajtohet me rrugën që ti po e ndjek, mosmirnjohës është ai që negocion tinëz krejt strukturave të veta për tu kthyer pa zhurmë në krahët e asaj partie për të cilën ke bërë aq shumë zhurma kur ke dalur. Ta dini nuk janë vetëm fjalë çarshie ato të kthimit në gjirin e PDK-së”, ka shkruar Hasani./Reporteri.net./
Ky është postimi i plotë i tij
Unë jam tejet komod në jetë dhe politikë. Asnjëherë nuk kam menduar se përjetësisht do të jem ministër. Për burrërinë dhe dinjitetin mund të flasin vetëm ata që i posedojnë dhe jetojnë me dinjitet.
Por, të kesh burrëri e dinjitet nuk vepron kurrë kundër anëtarësisë dhe atyre që të kanë përkrahur në çdo moment në burg, në liri, me aktakuzë e pa aktakuzë, në të mirë e në të keq.
Mosmirnjohës nuk është ai që nuk pajtohet me rrugën që ti po e ndjek, mosmirnjohës është ai që negocion tinëz krejt strukturave të veta për tu kthyer pa zhurmë në krahët e asaj partie për të cilën ke bërë aq shumë zhurma kur ke dalur.
Ta dini nuk janë vetëm fjalë çarshie ato të kthimit në gjirin e PDK-së.
Kurse të thuash që e ke lidhur jetën për një post është fort e turpshme. Sepse profesionalisht si qëndroj e tregojnë arritjet e mia në biznes. Unë nuk kam ardhur nga rruga, sepse 8 vjet kam pasur pozitë të lartë menaxheriale në bankë dhe po një jetë në biznesin familjar. A më profesional në çështje të ekonomisë qenkan doktorët?
E sa i përket parimeve po për besë, jo të gjithë punojmë me ndershmëri.
Para Zotit dhe njerëzve që më kanë mbështetur jam gjithmonë mirënjohës.
Kur rrugët ndahen ka shumë fjalë, dikujt i dhemb shumë humbja. I dhemb se më ndjekin njerëzit me të cilët kemi punuar për partinë. Unë e kam zgjedhur rrugën time dhe siç e thashë jam rehat dhe dal ballëhapur çdo ditë.