Me fletëarrest të shtetit serb, edhe një pjesëtar tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Ejup Hoxhën, i cili u ndalua dje nga policia italiane, shtet në të cilin ai jeton bashkë me familjen prej 15 vitesh.
Ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se Hoxha është liruar pas intervistimit.
“Sapo mora lajmin më të mirë për vëlluan, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë që me fletëarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.