Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.
Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”, Partinë Euroatlantike të Kosovës e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.
“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, shtoi Daka.
Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.