×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja në Shtime: Qytetarët në protestë, kërkojnë lirimin e vëllezërve që vranë hajnin

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 11:15

    Në qytezën e Shtimes është mbajtur protestë në mbështetje të familjes Ndrecaj që dje me mëngjes ishte cak i grabitësve, e ku mbeti i vdekur njëri prej tyre.


    Qytetarët kërkuan sot lirimin e dy burrave të kësaj familje që po mbahen në ndalim, pasi dyshohet se kanë mbytur me goditje me shkopinj njërin prej grabitësve, njofton Klan Kosova.Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje.

    Ai ka thënë se bashkëndjenë me familjen Ndrecaj dhe me gjithë qytetarët e qytezës që drejton duke thënë se duhet të veprohet më maturi dhe të mos bëhet presion në institucione që rasti që ka ndodhur të zgjidhet sa më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!