×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK ia shuan shpresat Albin Kurtit: Nuk kemi disponim për koalicione parazgjedhore

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 13:39

    Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se parapëlqen të shkojë e vetme në zgjedhje por kjo parti nuk e përjashton as mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ky qëndrim është bërë i ditur përmes një komunikate pas pritjes që kreu i LDK-së i bëri ambasadorit të Italisë në Kosovë, Piero Sardi.

    Sipas njoftimit, kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme.

    ”LDK do të përcjellë veprimet e partive tjera dhe do të ndërmerr veprime në përputhje me rrethanat politike. LDK nuk ka shumë disponim për koalicione parazgjedhore por mbi të gjitha po punojmë të fitojmë zgjedhjet në mënyrë që partitë që sot janë në opozitë të formojnë Qeverinë e re të Kosovës me një shumicë të qëndrueshme që u bën ballë temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet vendi”, thuhet në njoftim.

    Lidhja Demokratike duke pretenduar se do të qeverisë me vendin në periudhën e ardhshme thekson se në Qeverinë e re LDK do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, përkrahjen e sektorit privat, avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e korrupsionit si dhe integrimet euroatlantike me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Ndryshe, vetë kreu i VV-së Albin Kurti para pak ditësh ka dalë me një propozim që partia e tij dhe LDK-ja të garojnë bashkë në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij të jenë fitues absolut dhe të garantojnë ndryshimin e pushtetit në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!