×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish’kryeinspektori i AKI’së: A është ende ‘gjallë’ Sllobodan Millosheviqi në Serbi?

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 11:20

    Ish’kryeinspektori i AKI’së Burim Ramadani ka nisur një cikël videosh ku flet për përpjekjet e Rusisë, e edhe të Serbisë si satelitë i saj për të destabilizuar fqinjët e tyre, në linjën hegjemoniste të tendencës për pushtim të drejtpërdrejtë, apo edhe të ndikimit në forma të ndryshme. Ramadani thotë se Serbia edhe sot vazhdon të jetë e njejtë sikurse ajo në kohën e Sllobodan Millosheviqit, me synime të njëjta, krijimi i Serbisë së Madhe, në dëm të fqinjëve të saj.

    Në episodin më të ri të këtij cikli videosh që po i shfaq në kanalin e tij në YouTube, ish’kryeinspektori i shërbimit sekret kosovar, flet për atë, nëse ideologjia e Millosheviqit, vazhdon të mbizotërojë në Serbi. Në fakt kjo edhe nuk është e vështirë për t’u vërtetuar.

    Ramadani, thekson se sot në postet kryesore të shtetit në Serbi, ndodhen njerëz të cilët kanë punuar ngushtë me Millosheviqin duke qenë edhe vartës të tij.

    Njeriu më i fuqishëm politik në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq, kishte qenë i lidhur në forma të ndryshme me Millosheviqin, duke qenë pjesë e Partisë Radikale të ultra nacionalistit Vojisllav Sheshel, e më vonë gjatë kohës së luftës në Kosovë edhe pjesë e kabinetit të tij qeverisës si Ministër i Propagandës.

    Siç e vë në pah Ramadani, edhe sot Vuçiq vazhdon ta lartësojë figurën e Millosheviqit, duke e quajtur një lider të madh.

    Për më shumë, ndiqeni videon e publikuar nga Burim Ramadani në kanalin e tij në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!