×
  • Lajme
  • Lajme

    A mundet NISMA ta ndrysojë politikën në Kosovë? Jakup Krasniqi thotë PO!

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 18:34

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se subjekti politik që ai përfaqëson dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë.


    Krasniqi me këtë rast ka theksuar se duhet të vendoset një standard i mendimit dhe i veprimit në vendin tonë.

    “Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për Rininë tonë, të ardhmen e kombit”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se përballjet politike zhvillohet nëpërmjet debateve demokratike, aty ku bie në pah programi i studiuar dhe i planifikuar i NISMA-s.

    “NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!