×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ka mbështetje që të jetë kandidate për kryeministre

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 18:48

    Tashmë kur duket se zgjedhjet janë të pashmangshme, ka nisur për flitet për kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit.


    Në gjithë këta emra është lakuar edhe ai i Vjosa Osmanit të LDK-së.

    Por, se a e ka mbështetjen e partisë – ka treguar në Info Magazine bashkëpartiakja e saj, Hykmete Bajrami.

    “Vjosa Osmani e ka mbështetjen time dhe të partisë, por ka edhe kandidat të tjerë të cilët potencialisht do të dilnin dhe do të përkraheshin nga ne. Ne i kemi borxh elektoratit ta propozojmë një kandidat që siguron fitore dhe përçon unitet – këtë do ta vendos Këshilli i Përgjithshëm pas propozimeve të kryesisë. Unë tani s’e di emrin, s’kam parë madje ambicie te asnjëri, ama kemi mjaftë kandidat që mund t’ia garantojnë fitoren LDK-së. Isa Mustafa po bën punë më të mirë të mundshme dhe këtë do të bëj edhe në përzgjedhjen e kandidatit për kryeministër”, tha Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!