×
  • Lajme
  • Lajme

    Nervozohet deputeja e AAK-së: Nuk ua ka lënë baba bastionet

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 19:51

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar në lidhje me fuqinë e partive politike në vende të caktuara.


    Deputetja ka thënë se puna e bastioneve është bërë mesele. Ajo, nëpërmjet rrjetit social Facebook, është shprehur se disa parti hidhërohen në momentin kur një parti tjetër bëhet më e fortë.

    “Kjo puna e bastioneve eshte bere mesele. Disa parti kujtojne se ja u ka lane baba keto fare bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur nje parti tjeter behet e forte ne te ashtuquajturat bastionet e tyre. Po ky vend eshte i lire o njerez dhe percaktimi politik eshte e drejte kushtetuese. A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thu ti qe u kemi hy ne toke te babes…”, ka shkruar Kadrijaj.

    Deputetja Kadrijaj së fundmi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, mirëpo nuk ka treguar ende se në çfarë forme e ka marrë ftesë, si e dyshuar apo si dëshmitare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!