Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një komunikate për media thotë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara fuqishëm për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për qytetarët e Serbisë.
“Sipas nenit 3 të Marrëveshjes së Brukselit për Lirinë e Lëvizjes ‘Secila palë mund të aplikojë një sistem përmes të cilit kartat e identitetit do të shoqërohen me dokumente të shkruara ‘hyrje / dalje’ për personat nga pala tjetër që dëshirojnë të kalojnë në një vend të tretë ”, thuhet në komunikatë.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dëshiron të informojë publikun dhe bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me propagandën e përhapur nga Beogradi për Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes”, vazhdon komunikata.
Siç thuhet në komunikatë, Policia Kufitare e Kosovës po zbaton plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe qytetarët serbë me letërnjoftim janë në gjendje të hyjnë në Kosovë pa asnjë pengesë.
“Për më tepër, pengesat në kufi po shkaktohen nga autoritetet kufitare serbe, gje që ka çuar në një kohë të gjatë pritjeje për qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë”, përfundon komunikata e MPJ-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.