×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Qeveria do të binte në vjeshtë, dorëheqja e Haradinaj akt politik

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 21:56

    Për politikanin Veton Surroi, qeveria e Kosovës e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe nuk do të mund të kalonte vjeshtën.


    Ndaj edhe dorëheqjen e Haradinaj e sheh si një akt politik.

    “Qeveria nuk kishe vota, e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe mbahej në një masë të madhe për shkak të një nevoje legjitime që të rezistonte ndaj përpjekjes së presidentit për të hyrë në një proces këmbimi territoresh me Serbinë. Meqë në një masë të madhe u realizua pengimi i këtij projekti, ishte e qartë se vjeshta e hershme do të ishte koha kur do të binte kjo qeveri. Ndaj dhe hapi ka qenë më shumë politik sesa prej ndonjë konteksti tjetër”, ka thënë Surroi në një intervistë për RTV Ora.

    Surroi e sheh të vështirë krijimin e koalicioneve por jo të pamundur.

    “E vështirë, por ende ka hapësirë për koalicione.Nëse një parti vendos të hyjë në koalicion edhe partitë tjera do të shikojnë.Për shkak të një vendimi të gjykatës Kushtetuese në masë të madhe varet formimi i qeverisë nga partia apo koalicioni i cili fiton më së shumti vota, jo detyrimisht edhe koalicioni që mund të sigurojë ky stabilitet qeverisës”, ka thënë Surroi.

    Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se fillimisht kanë dështuar politikanët e Kosovës, pastaj ka dështuar Brukseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!