‘Festo me zemër, jo me armë’ është motja e Policisë për qytetarët kur fillon sezona e dasmave.
Por, kjo moto duket se nuk po ka efekt tek qytetarët.
Gjatë këtij viti 44 persona janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur me armë nëpër ahengje familjare.
Në statistikat e siguruara nga Indeksonline, del që qytetarët e rajonit të Prizrenit janë më ‘problematikët’.
Për shkak të gjuajtjes nëpër ahengje familjare, në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 11 persona.
Ndërsa, policia ka arritur të konfiskoi 44 armë gjatë këtij viti. Nga armët e konfiskuara, 40 kanë qenë pa leje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.