×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në DokuFest shikon dokumentarin ku flitet për procesin gjyqësor ndaj tij

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 23:28

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputetë dhe ministra nga radhët e Nismës po merr sonte pjesë në festivalin e Filmit “DokuFest”.


    Limaj ka parë dokumentarin “Patriotic Highway”, ku ai është protagonisti kryesor.

    “Mundësi e mirë për të kujtuar edhe njëherë se çfarë padrejtësish dhe përndjekjesh politike na janë bërë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

    “Përgëzoj organizatorët dhe të gjithë ata që bënë të mundur organizimin e festivalit të filmit “DokuFest”, i cili tanimë është kthyer në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë duke e kthyer Prizrenin në një kryeqendër kulturore”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!