×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari shtetëror parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 11:13

    Zyrtarët shtetëror po vazhdojnë që t’i keqpërdorin veturat zyrtare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend.


    Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta.

    Vetura që mban target 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë.

    Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare.

    Para disa muajve një zyrtar e kishte përdorur veturën zyrtare për t’i shuar epshet e tij.

    Poashtu, një zëvendësministër ishte parë i shtirë në veturë zyrtare e duke u çlodhur, derisa këtë veprim të tij e kishte arsyetuar me shkaqe shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!