Giuseppe Tucci, një zjarrfikës italian vdiq pasditen e së hënës së 12 qershorit, pasi u rrah brutalisht me grushte nga një 28-vjeçar shqiptar.
34-vjeçari u sulmua jashtë një lokali nate në Rimini Frontemare, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
34-vjeçari dyshohet se u godit me rreth pesëdhjetë grushta, shumë prej të cilave ishin drejtuar edhe në fytyrë. Menjëherë i ndihmuar nga mjekët dhe infermierët Tucci u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Për vdekjen e Giuseppe Tucci u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje një 28-vjeçar shqiptar, i cili punonte si truprojë në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e vrasjes, por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Pasi e ka nxjerrë jashtë për të sqaruar konfliktin, sherri mes shqiptarit dhe italianit ka degraduar në dhunë fizike duke bërë që truproja ta godiste me grushte në të gjithë trupin.
Tucci ishte babai i një vajze dhe që prej vitit 2019 ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve në aeroport./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.