Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, i ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim shoferit që goditi për vdekje gjatë ditës së djeshme një vajzë katër vjeçare.
Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici.
Ndërsa sot, Gjykata Themelore i ka shqiptuar masën me 30 ditë paraburgim.
Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.