Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se këto akte kriminale janë të papranueshme dhe janë agresion ndaj fjalës së lirë dhe vlerave demokratike.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!”
“Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike”.
“Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre”, shkruan Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.