Këtë të premte, para Kryeministrisë në Shqipëri u mbajt një protestë me moton “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”.
Qytetarët janë mbledhur për të treguar mbështetje për Kosovën, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe vendimin e qeverisë shqiptare për të anuluar mbledhjen Shqipëri-Kosovë të planifikuar të mërkurën në Gjakovë.
Me flamujt kuq e zi në duar, flamuj të Kosovës e UÇK-së dhe pankarta me shkrime “Duam komb të bashkuar”, dhjetëra qytetarë shprehen në mbështetje të Kosovës. /Tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.