Njësia Speciale e Policisë së Kosovës sapo ka arrestuar të dyshuarin për grabitje në një shtëpi në Shtime, ku mbet i vrarë një person dhe u palgos një tjetër. Bëhet fjalë për A.T. Ai është arrestuar në Prishtinë, por me prejardhje është nga komuna e Pejës
Lajmin e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
“Mund ta konfirmoj se hetuesit e rajonit e Ferizajt po i kryejnë disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, deri më tani është arrestuar një person si dyshuar”, tha Hajdini.
Ndryshe, Personi i vrarë në Shtime, i dyshuar për grabitje, është djali i policit, Bajram Gashi.
Bajram Gashi është zyrtar policor i cili punon në stacionin policor në Graçanicë.
Në këtë situatë ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë A.Ndrecaj dhe N.Ndrecaj, ndaj tyre është caktuar paraburgimi prej një muaji kohëzgjatje.
Për vjedhjen e 24 mijë frangave në këtë shtëpi, policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë./sinjali/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.