×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes një 8 vjeçare, pesë të lënduar

    Reporteri
    17 Qershor 2023 | 18:22

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Nga përplasja ka ndërruar jetë një vajzë e mitur.

    Fëmija që ndërroi jetë ndodhej në një automjet me targa të huaja. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona.

    Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja T. B., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë.

    Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B.

    Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja T. B. dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!