×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sarandë: I shpërthen bombola e oksigjenit gjatë peshkimit, humb jetën 40-vjeçari

    Reporteri
    18 Qershor 2023 | 11:23

    Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

    Mësohet se bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje palombari.

    Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi policisë:

    “Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!