Shqipëria renditet ndër të parat vende në Evrope dhe në vendin e 11-të në botë për abortin me bazë gjinore. Në Fier është hapur fushata ndërgjegjësuese e titulluar” Tjetër herë me vajzë” me qëllim minimizimin e fenomenit shqetësues të ndërprerjes së shtatzënisë për shkak të gjinisë.
Preferenca e familjeve shqiptare ndaj djemve ka sjellë një disbalance shqetësuese mes djemve e vajzave në shoqëri sipas drejtueses së agjencisë së kombeve të bashkuara për shëndetin dhe të drejtat seksuale e riprodhuese Manuela Bello.
“Po organizojmë një fushatë të shtrirë në kohë për të sensibilizuar opinionin public. ky sensibilizim ka si qëllim reduktimin e numrit të aborteve dhe pse të shkojë në zero. Ky është një problem gjinor që ka në bazë problemin e të qenit femër”, ka thënë Bello.
Krahas fushatës që raporton shifra dhe të dhëna më tronditëse është ekspozita me histori vajzash të cilat nuk kanë ardhur në jetë për shkak se prindërit kanë vendosur ti abortojnë.
Fotografja Kristina Culaj i ka sjellë mjeshtërish këto mesazhe prekëse përmes fotografisë.
Aborti me bazë gjinore është dukuri e përhapur në disa vende të botës, ku fëmijët me gjini mashkullore vlerësohen më shumë se ato me gjini femërore./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.