×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ka hapur tregun me Turqinë përmes Marrëveshjes për Tregti të Lirë

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 8:25

    Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti pasi ishte nënshkruar nga Presidenti Hashim Thaçi.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në prill të këtij viti.

    Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

    Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

    Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

    Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!