Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OShP) ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) që të ndërmarrë hapa për eliminim të shkeljeve ligjore të evidentuara në tenderin “Furnizim me jelekë antiplumb”.
Këtë obligim gjykata e tenderëve IPK-së ia ka dhënë pasi që e ka shpallur si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Sodex Grop” nga Prishtina.
Vlera që Inspektorati ka parashikuar për këtë tender është 45 mijë euro, shkruan Koha Ditore.
OShP-ja ka kërkuar nga Inspektorati që brenda 10 ditësh ta njoftojë me shkrim panelin shqyrtues, lidhur me hapat që ka ndërmarrë pas vendimit të saj.
“Obligohet Autoriteti kontraktues Inspektorati Policor i Kosovës që t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në dosjen e tenderit, në pajtim me nenin 53.7 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe t’i marrë parasysh rekomandimet e ekspertes profesionale të prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘furnizim me jelekë antiplumb’”, thuhet në vendimin e OShP-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.