×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Abeja me shokë tregoi si vdiset për liri

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 8:54

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bekim Berishen – Abeja, Bedri Shalën, Përmet Vulën, Elton Zherkën dhe Jusuf Kelmendin, dëshmorë të luftës në Kosovë.


    Haradinaj ka shkruar në Facebook se këta u rreshtuan me luftën çlirimtare për t’u shndërruar në shembull për ushtarët e tjerë se si luftohet dhe vdiset për liri.

    “Edhe pse me çmim shumë të lartë, ideja që edhe ne të jetojmë të lirë, si popujt tjerë, nuk ndaloi, deri në jetësimin e saj të plotë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!