Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë luftë në rajon, se paku sa të jetë gjallë kjo gjeneratë.
Ai tha se është Amerika këtu dhe nuk do të ketë luftë në Kosovë.
“Sipas bindjes sime kurrë nuk do të ketë luftë në rajon, është kry lufta. Kurrë s’po them, por jo sa jem gjallë na, nuk po them që në 50 vjetët që vijnë do të ketë luftë. Është Amerika, është ushtari amerikan dhe nuk ka me ndodh një luftë”, ka thënë Haradinaj.
Përkundër kësaj, thtoë se edhe pa luftë do të ketë pasoja për Kosovën, pasi një ngërç si i Veriut ka pasojë të tjera për vendin.
Thotë nuk është vetëm lufta që dëmton një shtet e shoqëri.
“Unë mendoj që është situatë shumë e rrezikshme, nuk vdesin popujt veç prej luftërave, nuk dobësohen popujt vetëm prej luftërave. Kosovën që e kemi sot që e gëzojmë lirinë, demokracinë, mediat e lira, i kemi ndërtu edhe me aleatet SHBA-të, BE-në”, ka thënë Haradinaj në Pressing T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.