Gjiganti italian Milan ka marrë rrugë për në Kosovë. Rossonerët do të jenë për herë të parë të pranishëm në vendin tonë Kosovë.
Kuqezinjtë e Giampaolos do të luajnë ndeshje miqësore me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikeli.
E me skuadrën e Milanit për në Kosovë ka marrë rrugë edhe legjenda e këtij klubi, Paolo Maldini.
Ka qenë faqja zyrtare e Milanit në Instagram, që ka postuar disa foto në ‘Insta Story’, ku shihen kuqezinjtë duke u nisur.
Takimi mes Feronikelit dhe Milanit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Kujtojmë që kjo ndeshje pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi interesimi për ta parë gjigantin italian nga afër është jashtëzakonisht i madh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.